Për ne | CIMA Construction

Mirësevini në faqen tonë zyrtare!

Cima Construction është themeluar dhe funksionon si kompani ndërtimore që nga viti 2009. Përvoja e duhur dhe e arrirë, stafi i kualifikuar e profesional, përkushtimi dhe besueshmëria në punë e afate kohore të ndërtimit, e rendisin kompaninë tonë, Cima Construction, ndër kompanitë më të suksesshme në vend.
Garantimin e këtyre sukseseve e shpërfaq realizimi i projekteve nëpër gjithë Kosovën. Ndërtimet përfshijnë objekte të ndryshme:

  • Banesa kolektive,
  • Shkolla, spitale dhe ambulanca,
  • Shtëpi banimi me infrastrukturë përcjellëse (ujësjellës e kanalizim).

Kompania jonë bën ndërtimin e objekteve të ulëta dhe të larta si dhe përfundimin e projekteve sipas sistemit Çelësat në dorë.Besueshmëria e madhe, organizimi profesional, teknologjia bashkëkohore dhe e sofistikuar dhe cilësia e lartë e ndërtimit të objekteve të ndryshme bëjnë që t’i përmbahemi objektivave, vizionit dhe misionit tonë të përbashkët për punë profesionale, të suksesshme dhe me cilësi të lartë.
Projektet tona arkitektonike përfshijnë dhe plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara për projektimin, dizajnimin dhe përfundimin e punëve në mënyrë profesionale dhe afat kohor të caktuar.Kompania Cima Construction ofron risi dhe është lider i dëshmuar në fushën e ndërtimit dhe projektimit.

Përmes faqes sonë të internetit cimaks.com do të gjeni materiale të bollshme dhe informata të përditësuara për sukseset, kualitetet e ndërtimit dhe të gjitha informacionet e hollësishme dhe të nevojshme.

Adresoni kërkesat tuaja në kompaninë tonë.

Ju kërkoni, ndërsa ne ëndrrën tuaj e bëjmë realitet.

Ju mirëpresim me besueshmëri dhe profesionalizëm!

15 scaled
21 scaled e1599329012504
9 scaled

Compare