Misioni dhe Vizioni | CIMA Construction
Vizioni- Çfarë synojmë?

Cima Construction synon të jetë lider i realizimit të projekteve të mëdha ndërtimore

Kompania ndërtimore Cima Construction synon të jetë lider i realizimit të projekteve të mëdha ndërtimore dhe ndërtimit modern të qendrave tregtare dhe rekreative, objekteve të larta banesore dhe shtëpive moderne në Kosovë dhe jashtë saj, me gjithë infrastrukturën përcjellëse.
Vizioni i Cima Construction përfshin organizimin, punën profesionale dhe cilësinë me standarde të larta ndërtimi dhe në përputhje me kërkesat dhe kriteret e ndërtimit bashkëkohor, duke pasur gjithmonë prioritet plotësimin e kërkesave dhe dëshirave të klientëve tanë.

Misioni- Çfarë obligime marrim?

Cima Construction ka mision ndërtimin e objekteve në Kosovë dhe jashtë saj

Kompania ndërtimore Cima Construction ka mision ndërtimin e objekteve në Kosovë dhe jashtë saj, me ambiente multifunksionale dhe në përputhje me kërkesat bashkëkohore të ndërtimit e të klientëve tanë duke kontribuar në rritjen e vlerës së shtuar dhe rritjen e pasurisë së shoqërisë.
Parimi ynë shtytës dhe udhëheqës në aktivitetet tona për investime dhe zhvillim do të jetë puna në mënyrë aktive në drejtim të rritjes së vlerës së shtuar të investimeve brenda kompanisë dhe jashtë saj përmes politikave të mirëfillta menaxhuese që garantojnë stabilitet dhe investime të fuqishme të kompanisë për interesat e saj dhe ato publike.

Çelësi drejt suksesit

Përvoja e punës

0 +
Projekte të përfunduara
0
Projekte në ndërtim
0
Numri i punëtorve
0
Qytete
0
Numri i bashkëpunëtorëve
1
Eksperienca në dekada

Compare