Investo Sigurt Në Patundshmëri, ELIZA Nga Cima Construction | CIMA Construction
Eliza 6

Janë të pakta rastet kur projektet në letër dhe renderët mbesin në hije nga puna e finalizuar, një nga to, pa asnjë dyshim është Eliza nga Cima Construction.

Me pamjen më të bukur nga Prishtina, tashmë duke iu vendosur dritaret – është ky një nga lokacionet ku është duke ndërtuar Cima Construction. Në themele masive që mbajnë Qendër Tregtare dhe 3 kulla masive banimi tashmë ky kompleks është integruar në Arbëri që është zonë emblematike e kryeqytetit.

Është vendi që po bashkohet me Prishtinën, lagja Dardania që ndodhet në Fushë Kosovë. Një zonë në të cilën është duke marr pamjen finale Eliza, kompleksi që është në harmoni me ndërtimin e avancuara kolektive & afariste.

Në punimet e Eliza, përgjatë fazës së ndërtimit janë angazhuar më shumë se 200 punëtorë direkt dhe qindra të tjerë në faza të ndryshme për të dhuruar një pamje që garanton një ndërtim të kualitetit të lartë dhe një pamje që mbizotëron në ndërtimet e komplekseve që kanë në gjirin e vet ndërtesa të tëra.

Sot, kompleksi Eliza është shndërruar në një referencë ndërtimi. Një mundësi ideale që të investohet në patundshmëri, kjo edhe nga kërkesat e vazhdueshme për të banuar, jetuar dhe zhvilluar afarizëm në këtë kompleks që është i integruar në një pjesë që e bënë Prishtinën më afër se kurrë.

Janë renderet që kanë zbardhur në fazën e parë, mirëpo që fotografia finale reale është duke marr pamjen shumë më të mirë se sa ajo e projektuar, natyrisht pasi që punë finale mbikëqyret nga arkitektet dhe inxhinierët me përgjegjësinë më të madhe dhe të pavarur njëkohësisht.

Sot, gjithashtu është duke u punuar në një nga 23 ndërtesat e kompleksit Eliza që ka një qetësia të garantuar dhe një infrastrukturë përcjellëse të pavarur për secilin objekt, përshirë dhe lokalet afariste.

Mirëmbajtja ka një mbikëqyrje dhe përkushtim të madh. Ekipet e specializuara të mirëmbajtjes janë të kontraktuara që në baza ditore të merren me të gjitha kërkesat dhe planifikimet me të cilat mund të dalin banorët si komunitet, kjo ka bërë që të jetuarit në Eliza të jetë e një niveli të lartë.

Dëshironi të investoni në patundshmëri, kjo është një mundësi unike, vetëm 10 minuta nga qendra e Prishtinës në një lagje që sot po transformon komplet zonën.

Oferta nga Cima Construction për kompleksin ELIZA është unike, Ju mund të bëheni me banesë PA Kamatë, PA Garantues duke paguar për 60 MUAJ. Slogani i kompanisë Cima Construction është “Ne ndërtojmë” natyrisht mbi themele të forta. Ju presim këtë vikend për vizitën tuaj në ELIZA, nga Cima Construction.

Që të kontakto direkt dhe të investoni në banesën tuaj të ardhshme telefono tani në numrin +38349509090

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Compare