Pse me përzgjedh Cima Construction | CIMA Construction

CIMA CONSTRUCTION
është lider i ndërtimit në Kosovë

Cilësi, siguri dhe besueshmëri për të gjithë klientët tanë. Banesa me organizim funksional e me çmim të arsyeshëm dhe me kushte të pranueshme për rrethanat dhe kushtet ekonomike në Kosovë. Banesat janë ndërtuar me materiale të certifikuara dhe të qëndrueshme, nga një ekip i tërë profesional dhe i përkushtuar që ju të keni në vendqëndrim të rehatshëm e të sigurt.

IMG 24

Produkte kualitative

Gjatë ndërtimit të objekteve banesore dhe afariste, përveç planit arkitektonik dhe ndërtimor në mënyrë profesionale dhe cilësore ofrohen materiale të certifikuara dhe të qëndrueshme.

Shërbime të specializuara

CIMA CONSTRUCTION ofron shërbime të specializuara të cilat fillojnë para ndërtimit të objekteve ndërtimore. Këto shërbime nisin me llogaritjen e kostos së ndërtimit dhe vazhdojnë e përfshijnë punët përgatitore duke filluar nga prishja e objekteve paraprake, rregullimi i hapësirave të ndërtimit me stabilizimin e tokës, heqja e materialeve të rrezikshme dhe të dëmshme, ndërtimi i mureve mbajtëse si dhe punët tjera lehtësuese.

IMG 10
about why3

Shërbime profesionale

CIMA CONSTRUCTION është lider i ndërtimit në Kosovë dhe është ofertuesi më i mirë i shërbimeve profesionale dhe plotësimit të kërkesave tuaja për investimet familjare. Qendra e thirrjeve është e gatshme 24/7 që t’ju asistojë me informacione të nevojshme.

Siguri maksimale

Siguria e familjes është mbi të gjitha, prandaj në ambientet e bukura të komplekseve banesore dhe afariste të ndërtuara nga CIMA CONSTRUCTION, në radhë të parë ofrohet siguri maksimale për cilësinë e ndërtimit, me gjithë infrastrukturën përcjellëse. Përveç ofrimit të sigurisë në objektet e ndërtuara ofrohet siguri me organizimin urbanistik, infrastrukturor dhe arkitektonik të hapësirave të brendshme dhe të jashtme të ndërtimit duke përfshirë garazhet, parkingjet, parqet dhe shtigjet për lëvizjen e sigurt dhe të qetë të qytetarëve.

1 a
Renderi Photo 7 scaled

Hapësira gjelbëruese

Hapësirat e gjelbëruara në ambientet e banimit janë domosdoshmëri e kohës dhe e nevojave familjare për pushim e relaksim. Prandaj, CIMA CONSTRUCTION gjatë planifikimit arkitektonik dhe infrastrukturor i kushton rëndësi të madhe plotësimit të kritereve për hapësirat e dedikuara për gjelbërim. CIMA CONSTRUCTION shfrytëzon në maksimum këto hapësira me parqe të dizajnuara nga arkitektët tanë dhe të mirëmbajtura në vazhdimësi në katër stinët e vitit.

Compare