Kompleksi Cima 2 - CIMA

Kompleksi Cima 2
Rr. Mati 1, Prishtinë

Kompleksi banesor "CIMA 2" gjendet në lagjen Mati 1, Prishtinë

Lagjja Mati 1 është e rregulluar tërsisht me plane urbanistik dhe çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e rëndësishme e qytetit të Prishtinës. Lokacioni i Kompleksit Banesor Cima 2 si e tillë ka qasje shumë të mirë si për automjete gjithashtu edhe për këmbësorët me Rrugen C dhe me rrugën Muharrem Fejza. Objektet kanë orientim lindje perendim, me dritë dhe diell të mjaftushëm si dhe hapësira të lira duke respektuar distancat e nevojshme për banim. “CIMA 2” përbëhet me katër objekte afaristo-banesore nga -2B+P+6 e deri në 10 kate, që e percjellin zbritjen e natyrshme të terenit duke u lidhur mirë njëra me tjetrën.

Arkitektura moderne, unike dhe e qendrueshme e bënë këtë kompleks të veçantë. Kompleksi ofron mundësi të mira për zhvillimin e jetës familjare të shëndoshë me hapësira gjelbëruese, shtigje dhe hapësira te mjaftueshme për lojë. Stabiliteti i ndërtesës është kushti kryesorë i projektimit dhe ndërtimit, duke respektuar me përputhshmëri normat dhe standardet europiane si dhe duke i`u referuar materialeve me cilësinë më të lartë në industrin e ndërtimit. Pllakat e mëdha të ventiluara me linja të thjeshta e karakterizojnë fasadën e objekteve dhe i japin një frymë të re Kompleksit CIMA 2, dhe sigurojn izolim të perkryer dhe një fasadë qe mirëmbahet lehtë dhe i qendron kohës. Duke marrë parasyshë kërkesat e klientëve tanë që gjithmone na kanë besuar, ne do të mundohemi të aplikojmë teknologjit të fundit në ndërtim për të ofruar dinamikën dhe cilësinë më të lartë në çdo njësi banesore dhe duke u kujdesur deri në detajin më të vogël nga ana funksionale dhe shfrytëzueshmërinë e cdo hapësire.

Privatësia dhe komoditeti i banorëve është rritur duke organizuar në cdo hyrje të objektit vetëm nga  4 njësi banesore në katë te lidhura me shkallë të gjera dhe 2 ashensorët komod.Parkingjet për vetura në bodrumet e ndërtesave i plotësojnë nevojat për banorët e ndërtesave duke respektuar standardet dhe normat e ndërtimit. 

Gjithashtu parkingjet jashtë ndertesave i plotësojnë nevojat e lokaleve afariste dhe janë në harmoni me kriteret të cilat parashihen sipas planeve dhe rregullave urbanistike. Kompleksi do të ndërtohet për banorët e ardhshëm – klientët tanë të mundshëm të cilë janë shtylla kryesore që na shtynë përpara dhe qëllimi ynë kryesorë është që ata të jenë të kënaqur.

Për më shumë inforamata ju lutem kontaktoni menaxherin e shitjes

+383 49 50 90 90

Statusi Në ndërtim
Banesa 122
Sipërfaqja 10.136 m2
Blloqe 4
Tipi Afaristo - Banesor
Sipërfaqja e banesave 62 – 124 m2

Lokacioni

\