
ELIZA

LEKA

RESIDENCE

CIMA TOWER

ULPIANA CENTER
Vizioni - Çfarë synojmë?
Kompania ndërtimore Cima Construction synon të jetë lider i realizimit të projekteve të mëdha ndërtimore dhe ndërtimit modern të qendrave tregtare dhe rekreative, objekteve të larta banesore dhe shtëpive moderne në Kosovë dhe jashtë saj, me gjithë infrastrukturën përcjellëse. Vizioni i Cima Construction përfshin organizimin, punën profesionale dhe cilësinë me standarde të larta ndërtimi dhe në përputhje me kërkesat dhe kriteret e ndërtimit bashkëkohor, duke pasur gjithmonë prioritet plotësimin e kërkesave dhe dëshirave të klientëve tanë.
Misioni- Çfarë obligime marrim?
Kompania ndërtimore Cima Construction ka mision ndërtimin e objekteve në Kosovë dhe jashtë saj, me ambiente multifunksionale dhe në përputhje me kërkesat bashkëkohore të ndërtimit e të klientëve tanë duke kontribuar në rritjen e vlerës së shtuar dhe rritjen e pasurisë së shoqërisë. Parimi ynë shtytës dhe udhëheqës në aktivitetet tona për investime dhe zhvillim do të jetë puna në mënyrë aktive në drejtim të rritjes së vlerës së shtuar të investimeve brenda kompanisë dhe jashtë saj përmes politikave të mirëfillta menaxhuese që garantojnë stabilitet dhe investime të fuqishme të kompanisë për interesat e saj dhe ato publike.
Shërbimet e kompanisë Cima Construction
Të gjitha ndërtimet dhe shërbimet që ofrohen janë me standarde dhe cilësi të lartë bashkëkohore të garantuar. Puna dhe veprimtaria jonë funksionon krahas zhvillimit e plotësimit të standardeve ndërtimore në Kosovë dhe normave të ndërtimit modern e modeleve ndërkombëtare.
Mirësevini në faqen tonë zyrtare!
“Cima Construction është kompani ndërtimore e themeluar në vitin 2009. Përvoja e duhur dhe e arrirë, stafi i kualifikuar e profesional, përkushtimi dhe besueshmëria në punë e afate kohore të ndërtimit, shpërfaqin themelet e fuqishme prestigjioze të kompanisë sonë.
Cima Construction ofron organizim profesional, teknologji bashkëkohore të sofistikuar dhe cilësi të lartë ndërtimore të objekteve të ndryshme të ndërtimit.
Cima Construction plotëson dhe garanton arritjen e objektivave, vizionit dhe misionit tonë të përbashkët.
Cima Construction ofron suksese të larta në Kosovë dhe jashtë saj.
Punë profesionale e suksesshme e cilësisë së lartë. Për ne dhe klientët tanë!”
Bali & Arsim Kabashi
NE NDËRTOJMË
Ju mirëpresim me besueshmëri
dhe profesionalizëm
Gjatë ndërtimit të objekteve banesore dhe afariste, përveç planit arkitektonik dhe ndërtimor në mënyrë profesionale dhe cilësore ofrohen materiale të certifikuara dhe të qëndrueshme.

CIMA CONSTRUCTION ofron shërbime të specializuara të cilat fillojnë para ndërtimit të objekteve ndërtimore. Këto shërbime nisin me llogaritjen e kostos së ndërtimit dhe vazhdojnë e përfshijnë punët përgatitore duke filluar nga prishja e objekteve paraprake, rregullimi i hapësirave të ndërtimit me stabilizimin e tokës, heqja e materialeve të rrezikshme dhe të dëmshme, ndërtimi i mureve mbajtëse si dhe punët tjera lehtësuese.

CIMA CONSTRUCTION është lider i ndërtimit në Kosovë dhe është ofertuesi më i mirë i shërbimeve profesionale dhe plotësimit të kërkesave tuaja për investimet familjare. Qendra e thirrjeve është e gatshme 24/7 që t’ju asistojë me informacione të nevojshme.

Siguria e familjes është mbi të gjitha, prandaj në ambientet e bukura të komplekseve banesore dhe afariste të ndërtuara nga CIMA CONSTRUCTION, në radhë të parë ofrohet siguri maksimale për cilësinë e ndërtimit, me gjithë infrastrukturën përcjellëse. Përveç ofrimit të sigurisë në objektet e ndërtuara ofrohet siguri me organizimin urbanistik, infrastrukturor dhe arkitektonik të hapësirave të brendshme dhe të jashtme të ndërtimit duke përfshirë garazhet, parkingjet, parqet dhe shtigjet për lëvizjen e sigurt dhe të qetë të qytetarëve.

Hapësirat e gjelbëruara në ambientet e banimit janë domosdoshmëri e kohës dhe e nevojave familjare për pushim e relaksim. Prandaj, CIMA CONSTRUCTION gjatë planifikimit arkitektonik dhe infrastrukturor i kushton rëndësi të madhe plotësimit të kritereve për hapësirat e dedikuara për gjelbërim. CIMA CONSTRUCTION shfrytëzon në maksimum këto hapësira me parqe të dizajnuara nga arkitektët tanë dhe të mirëmbajtura në vazhdimësi në katër stinët e vitit.

LIDERE NË NDËRTIMTARI
Kompania ndërtimore Cima Construction ka mision ndërtimin e objekteve në Kosovë dhe jashtë saj, me ambiente multifunksionale dhe në përputhje me kërkesat bashkëkohore të ndërtimit e të klientëve tanë duke kontribuar në rritjen e vlerës së shtuar dhe rritjen e pasurisë së shoqërisë.
Parimi ynë shtytës dhe udhëheqës në aktivitetet tona për investime dhe zhvillim do të jetë puna në mënyrë aktive në drejtim të rritjes së vlerës së shtuar të investimeve brenda kompanisë dhe jashtë saj përmes politikave të mirëfillta menaxhuese që garantojnë stabilitet dhe investime të fuqishme të kompanisë për interesat e saj dhe ato publike.