Objektet kanë orientim lindje perendim, me dritë dhe diell të mjaftushëm si dhe hapësira të lira duke respektuar distancat e nevojshme për banim.
Arkitektura moderne, unike dhe e qendrueshme e bënë këtë kompleks të veçantë. Kompleksi ofron mundësi të mira për zhvillimin e jetës familjare të shëndoshë me hapësira gjelbëruese, shtigje dhe hapësira te mjaftueshme për lojë. Privatësia dhe komoditeti i banorëve është rritur duke organizuar në cdo hyrje të objektit vetëm nga 3 njësi banesore në katë te lidhura me shkallë të gjera dhe 2 ashensorët komod.Parkingjet për vetura në bodrumet e ndërtesave i plotësojnë nevojat për banorët e ndërtesave duke respektuar standardet dhe normat e ndërtimit.
Gjithashtu parkingjet jashtë ndertesave i plotësojnë nevojat e lokaleve afariste dhe janë në harmoni me kriteret të cilat parashihen sipas planeve dhe rregullave urbanistike. Kompleksi do të ndërtohet për banorët e ardhshëm – klientët tanë të mundshëm të cilë janë shtylla kryesore që na shtynë përpara dhe qëllimi ynë kryesorë është që ata të jenë të kënaqur.