Cima Construction sjell një stil të veçantë të arkitekturës moderne, rëndësi të madhe i kushtohet organizimit shumë funksional të brendshëm të banesave dhe dizajnit.

Hapësira të mjaftueshme dhe elegante të përcjellura me materiale cilësore të japin një ndjenjë të veçantë në aspektet e jetesës bashkëkohore që dëshironi për vetën dhe të dashurit tuaj.

Një ndjenjë e një jete të re!

Me zgjerimin e familjes, rritet edhe nevoja për zgjerimin në investimin në patundshmëri. Krijimi i një familje shkon paralelisht me sigurimin e një jete sa më të mirë për të gjithë anëtarët e saj. 

Qëllimi për të cilin ne të gjithë përpiqemi është që të kemi mundësinë të mblidhemi në një vend që ofron një jetë të mirë dhe garanton investim të sigurtë në patundshmëri për të ardhmen tonë.


Hapësirat e Gjelbëruara

Hapësirat e gjelbëruara në ambientet e banimit janë domosdoshmëri e kohës dhe e nevojave familjare për pushim e relaks.

Pjesë e bukur e gjelbërimit janë parqet e dizajnuara nga arkitektët tanë dhe të mirëmbajtura në vazhdimësi në katër stinët e vitit. Ulëset dhe hapësirat relaksuese për qëndrim me familje janë pjesë e hapësirave gjelbëruese së bashku me shtigjet e ecjes pa pengesa dhe të lidhura mes vete në harmoni të plotë, të cilat mundësojnë shëtitje të lirë duke parë e shijuar ambientet përreth.

Kënde të lojërave

Fëmijët i duan lojërat dhe zhvillohen përmes tyre, Prandaj ne kujdesemi që çdo projekte i yni të posedojë hapësira funksionale të mjaftushme për parkun e lodrave për fëmijë.

Loja e fëmijëve e zhvillon imagjinatën e tyre dhe i bën të lumtur ata, jo vetëm ata, por loja e fëmijëve bën të lumtur çdo familje.

Në botën e sotme, mundësia për të kaluar kohë të mjaftueshme me familjen dhe miqtë dhe për të shijuar përparësitë emocionuese të stilit të jetës në baza ditore është një privilegj i rrallë.

Lokacioni